Kosova
Kosovë: Edhe një ministri tjetër në Qeverinë Hoti

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24 të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.
Propozimi për shfuqizimin e këtij vendimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
“Parashtrojmë për shqyrtim dhe miratim, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 14 gusht 2020 për aprovimin e koncept-dokumentin për themelimin e Agjencisë për integrim evropian. Pas aprovimit të këtij vendimi obligohen autoritetet përkatëse që të zbatojnë këtë vendim. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj.
Në 16 pika që ka pasur në rend dite Qeveria sot, ajo që bie në sy është pika 5, ku do të shqyrtohej një propozim-vendim me anë të cilit mund të shtohet një ministri e re, gjë që me këtë vendim i është hapur rrugë.
Përkundër premtimeve që kanë dhënë në fushatë për zvogëlimin e ministrive dhe administratës, qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zv.kryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave