Lajme
Thirrja e politikanit zviceran ndez zemërimin
Një deputet që përfaqëson Partinë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë (SVP), pretendon se deputetët që kanë kombësi të dyfishtë “nuk përfaqësojnë interesat më të mira të Zvicrës”. Komentet e tij kanë shkaktuar zemërim, shkruan the local.ch, transmeton Albinfo.ch
Deputeti i SVP Andreas Glarner i tha SonntagsZeitung se ai po paraqet një propozim në parlament për t’i bërë shtetasit e dyfishtë të papërshtatshëm për të kandiduar për në Këshillin Kombëtar ose Këshillin e Shteteve – dy dhomat që formojnë parlamentin.
Njoftimi pason një mosmarrëveshje që Glarner pati në shtator me një deputet tjetër, Sibel Arslan, i cili ka një shtetësi zvicerane dhe turke.
Të dy u grindën publikisht kur Arslan, anëtar i Partisë së Gjelbër, mbrojti protestuesit e klimës të mbledhur përpara në Ndërtesën e Parlamentit në Bern.
Glarner ofendoi Arslan para kamerave televizive, duke i thënë asaj se Zvicra është një komb i rendit dhe ligjit, “diçka që nuk ekziston në vendin tënd”.
Shpërthimi i tij shkaktoi kritika të përhapura, përfshirë edhe nga partia e tij. Anëtari i partisë Michael Frauchiger shkroi në Twitter:
“Arslan është një shembull i integrimit të suksesshëm, dhe ti, Andy, je racist!” Një numër deputetësh zviceranë kanë kombësi të dyfishtë, duke përfshirë një deputete të SVP, Yvette Estermann, e cila u rrit në ish-Çekosllovaki.
“Shtetësia e dyfishtë në parlament nuk është problem”, tha ajo.
“Nuk është çështje e pasaportës tuaj, por e asaj që keni në zemrën tuaj”.
Një tjetër deputete me kombësi të dyfishtë, Yvonne Feri e Partisë Social Demokrate, e cila ka pasaporta zvicerane dhe italiane, tha se ajo përfaqëson interesat e zgjedhësve të saj, “dhe jo të Italisë”.
Feri shtoi se parlamenti është një reflektim i Zvicrës, ku gati 25 përqind e popullsisë ka rrënjë të huaja.
Sipas Rainer J. Schweizer, profesor i së drejtës kushtetuese, zbatimi i propozimit të Glarner do të ishte problematik nga pikëpamja ligjore. Ai tha se një ndryshim kushtetues do të ishte i nevojshëm për të ndaluar qytetarët e dyfishtë të kandidojnë për zyrat kombëtare.
Kjo mund të vendoset vetëm përmes një referendumi. Dhe edhe atëherë, çështja nuk do të zgjidhej sepse ndalimi do të binte ndesh me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Përjashtimi i shtetasve të dyfishtë nga parlamenti nuk do të pranohet sepse do të shkelte lirinë e shprehjes dhe ligjin kundër diskriminimit”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












