Maqedonia
Maqedonia pritet që testin PCR ta zëvendësojë me një test më të shpejt
Nga java e ardhshme në Maqedoninë e Veriut pritet që të hiqet testi PCR, kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë atje, Venko Filipçe.
Filipçe tha se në vend të tij është vendosur të bëhen teste të shpejta “ ultra test” në pikat kufitare por edhe në laboratorët e vendit, të cilat do të japin rezultate brenda 15 minutave.
Në një konferencë me gazetarët konfirmoi se janë duke pritur një vendim nga autoritetet në Serbi, bë në mënyrë që përnjëherë të lehtësohen barrierat preventive të vendosura shkaku i pandemisë CoVid-19.
Ministrat dhe zv/ministrat shumë herë premtuan se kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë do të hapen pa asnjë kusht, por tani Ministri Filipçe flet për zëvendësimin e testit PCR me teste të shpejta.
“Gjatë ditës së djeshme Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhanë pëlqimin se mundet të hapen kufijtë në rajonin tonë. Jemi në pritje të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi dhe Bullgari, pas së cilës do të marrim vendim. Besoj në takimin e radhës të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të Shtabit. Takimi i radhës së Shtabit të Qeverisë është caktuar për të hënën”,tha Filipçe.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











