Futboll
Andi Zeqiri, te Kosova apo Zvicra?
Sulmuesi shqiptar po kërkohet nga të dy përfaqësueset
Një nga futbollistët më të talentuar shqiptar është Andi Zeqiri. Babai i tij, Avdili, ka konfirmuar për Super Sport Kosova se është afër kalimit në Brighton, që garon në Premierligën angleze.
Megjithatë, e ardhmja e tij me Përfaqësuesen mbetet e paqartë. Babai i tij ka thënë se pritet të kalojë te Kosova, ashtu si edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shkruan albinfo.ch.
Por, në Zvicër janë të bindur se ai do të vazhdojë me Nati-n. Kujtojmë se Andi luan për Zvicrën U-21.
Agjenti i Zeqirit, Michel Urscheler, kundërshtoi deklaratën e babait të lojtarit përmes një njoftimi për shtyp.
“Agjencia Gold Kick SA dëshiron të konfirmojë se lojtari Andi Zeqiri, me nënshtetësi zviceran dhe kosovar, i ka dërguar një letër vëmendje federatës zvicerane të futbollit në të cilën ai konfirmon se dëshiron të vazhdojë të luajë me fanellën e Zvicrës siç ka bërë deri më tani. Kjo duhet t’i japë fund thashethemeve dhe informacioneve të ndryshme që qarkullojnë rreth tij”, ka thënë Urscheler.
Nga Federata e Futbollit të Zvicrës është konfirmuar se Andi Zeqiri, ka shprehur dëshirën që të luajë edhe më tutje për Zvicrën.
“Ne jemi rregullisht në kontakt me Andi Zeqirin. Ai sot na ka kumtuar se edhe mëtutje dëshiron të luajë për Zvicrën. Ai e ka bërë këtë deri më tash me shumë kënaqësi dhe vullnet. Ne në këtë kohë, ku ka pasur deklarime tjera për të ardhmen e tij, do ta mbështesim dhe shoqërojmë, siç e kemi bërë deri më tash”, ka thënë drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami, raporton “Blick”.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












