Lajme
20 mijë të rinj në Shqipëri mbeten pa punë si pasojë e pandemisë
Numri i të punësuarve të moshës 15-29 vjeç ishte 262.3 mijë, ose rreth 20 mijë të rinj të punësuar më pak në krahasim me tremujorin e parë
Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve, hotele, bare, restorante dhe fabrika.
Sipas Përmbledhje së treguesve të tregut të punës vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, në tremujorin e dytë rezulton se numri i të punësuarve të moshës 15-29 vjeç ishte 262.3 mijë, ose rreth 20 mijë të rinj të punësuar më pak në krahasim me tremujorin e parë. Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në tremujorin e dytë, 61% ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç.
Edhe sipas të dhënave administrative mbi tregun e punës të raportuara nga INSTAT gjatë periudhës prill-qershor gati 19 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç u regjistruan si punëkërkues në zyrat e punës ose 16% më shumë se tremujorin e dytë të vitit 2019.
Ky ishte niveli më i lartë i punëkërkuesve të papunë që nga tremujori i fundit i vitit 2016. Ndërsa sipas të dhënave nga anketa e punës shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë arriti në 21,4 % në tremujori e dytë. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2020 është 0,5 pikë përqindje më e lartë. Sipas anketës krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,4 pikë përqindje.
Papunësia ndër të rinjtë, një problem i mprehtë i ekonomisë së tranzicionit erdhi në zbutje vitet e fundit. Tregu i punës u bë më dinamik si pasojë e zhvillimit të bizneseve call center dhe një ecurie më të mirë të sektorit të shërbimeve nga zhvillimet të turizmit. Paralelisht kërkesa për punë erdhi në rënie, pasi shumë të rinj i janë drejtuar tregut ndërkombëtar, nëpërmjet kontratave të përhershme ose sezonale. Emigrimi dhe rënia e lindjeve po sjellin një rënie dramatike të numrit të të rinjve, fenomen që pritet të sjellë ndikime afatgjata negative në zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan abcnews.al, përcjell Albinfo.ch
Nga zyrat e punës mësohet se shkaku kryesor i rritjes së papunësisë ndër të rinj është mungesa e ofertës për punë. Aktualisht në portalin e Zyrës Kombëtarë të Punësimit ka vetëm 270 oferta për punë nga bizneset. Vitet e kaluara ofertat për punë nga sektori i biznesit arrinin në rreth 40 mijë. Edhe 270 ofertat, vijnë për profesione që nuk kërkojnë kualifikim të lartë të tilla, si kamerier, kuzhinier etj.
Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna gjatë pandemisë janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.
Rënie të punësimit shënuan edhe disa linja të tjera shërbimesh të tilla si aktivitetet inxhinierike, me -2.5%, informacioni dhe komunikimi me -2.3%, tregtia dhe riparimi i automjeteve me -2.2% dhe agjencitë e udhëtimit me -2.1%.
Në disa linja të sektorit të prodhimit tregu i punës nuk është ndikuar nga pandemia. Furnizimi më ujë dhe përpunimi i mbetjeve shënoi rritje të punësimit me 4.6 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje duket se është nxitur nga punësimi në ndërmarrjet shtetërore të ujësjellësit, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë në pronësi publike.
Sektori i ndërtimit gjithashtu shënoi rritje vjetore me 1.9 për qind gjatë pandemisë në tremujorin e dytë. Sektori nuk e ndaloi aktivitetin as gjatë masave kufizuese teksa nisja e procesit të rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duket se ka nxitur punësimin në ndërtim.
Rritje të punësimit ka pasur edhe sektori i energjisë elektrike me rreth 1.2 për qind. Prodhimi i energjisë elektrike nuk është prekur nga kriza teksa rritja e punësimit është nxitur nga investimet gjithnjë e në rritje në ndërtimin e HEC-ve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














