Kosova
470 të punësuar nga Kosova në Shqipëri
Sipas statistikave, shtetasit nga Kosova përbëjnë vetëm 13% të numrit të shtetasve të huaj që janë punësuar në Shqipëri, megjithëse zënë vendin e dytë me 470 të punësuar për vitin 2019.
Vendin e parë e mban Italia me 45% të numrit ose me 1,718 të punësuar.
Ndërkohë vendin e tretë e mban Anglia me 6% ose 230 të punësuar dhe me të njëjtën shifër dhe përqindje janë edhe shtetasit amerikanë të punësuar në Shqipëri. Ndërkohë që 1,146 të punësuar të tjerë janë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Shifrat janë referuar sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim, i takojnë vitit 2019 dhe në krahasim me një vit më parë ka një rënie me rreth 2 për qind. Konkretisht janë pajisur me vërtetime Deklarimi për Punësim 1,608 shtetas të huaj, ose 2% më pak se viti 2018, prej tyre: 11% janë dhënë në industrinë përpunuese (fasonët), 11% në informacion dhe telekomunikacion (call center) dhe 10% në arsim, shkruan koha.net.
Shqipëria dhe Kosova kërkojnë të përafrojnë dy marrëveshje, të cilat kanë të bëjmë me unifikimin e fuqisë punëtore dhe tregut të punës Kosovë-Shqipëri, dhe me marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Në fillim të këtij muaji ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Reçica, ishte në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai u takua me ministren e Financave dhe të Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj.
“Jam në një vizitë zyrtare në përpjekje për të përafruar qëndrimet dhe angazhimet tona, me qëllim që deri në takimin e radhës mes dy qeverive të përafrojmë dy marrëveshje, të cilat kanë të bëjnë me unifikimin e fuqisë punëtore dhe tregut të punës Kosovë-Shqipëri dhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Ne biseduam sot me ministren Anila Denaj me qëllim që të përafrojmë qëndrimet tona dhe punët e ngelura deri në kohën kur të jetë takim i të dy qeverive. Ramë dakord që marrëveshja për mobilitet të nënshkruhet në takimin e dy qeverive.
Kjo marrëveshje krijon lehtësi për qytetarët tanë, përkatësisht fuqinë punëtore. Bëhet fjalë për mundësi të reja të punësimit, arsimit dhe aftësimit profesional të qytetarëve tanë, pavarësisht hapësirës gjeografike ku jetojnë”, tha Skënder Reçica pas takimit me ministren Denaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










