Lajme
Gjykata gjermane refuzoi ankesat e banorëve për zë të lartë të ezanit
Një gjykatë gjermane refuzoi të mërkurën një kërkesë “për të heshtur” thirrjen e muezinit nga një xhami në një qytet të vogël, pas një mosmarrëveshjeje ligjore që zgjati pesë vjet.
Siç raporton Al Jazeera, komuniteti Islam Turk (Ditib) tani mund të përdorë edhe një herë një altoparlant për të thirrur besimtarët në lutje në qytetin Oer-Erkenschwick në shtetin e Nordrhein-Westfalen, përcjell albinfo.ch.
Më tutje raportohet se banorët lokalë paraqitën një ankesë në vitin 2015 kundër lejes përkatëse, e cila lejonte komunitetin mysliman të përdorte altoparlantin për më së shumti 15 minuta midis mesditës dhe 2 pasdite të premten.
Ezani “u hesht” për pesë vjet për shkak të ankesës, të paraqitur nga një çift që jetonte rreth 900 metra nga xhamia, i cili tha se liria e tyre e fesë u cenohej nga zëri.
Por gjykata, e cila gjendet në Muenster, hodhi poshtë argumentin e tyre.
“Çdo shoqëri duhet të pranojë që dikush ndonjëherë do të jetë i vetëdijshëm se të tjerët ushtrojnë besimin e tyre”, tha gjyqtarja kryesuese, Annette Kleinschnittger.
Për sa kohë që askush nuk ishte i detyruar të praktikonte fenë e tjetrit, nuk kishte arsye për ankesë, vendosi ajo.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












