Shqipëria
Në cilat shtete aplikuan shqiptarët për azil
Gjithsej për tremujorin e dytë kishte 995 aplikime gjithsej, nga mbi 6 mijë aplikime në të njëjtën periudhë të një viti më parë
Franca, Gjermania dhe Italia janë tre shtetet kryesore ku janë bërë kërkesat më të mëdha për azil në tremujorin e dytë të këtij viti.
Eurostat raporton se vendi më i preferuar është Franca, me 205 aplikime, ose 44% të totalit të aplikimeve për azil për herë të parë nga shqiptarët.
Destinacioni i dytë mbetet Gjermania, me 140 aplikime, ose 30% të totalit.
Edhe Italia vijon të jetë një vend i preferuar me 55 aplikime, ose 12% të totalit, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të kufizimeve të Covid-19, numri i kërkesave për azil në tremujorin e dytë ka rënë ndjeshëm.
Gjithsej për tremujorin e dytë kishte 995 aplikime gjithsej, nga mbi 6 mijë aplikime në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tetë muajt e parë të vitit kishte 5525 aplikime, me rënie, nga rreth 67% me bazë vjetore, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bien aplikimet
Eurosat bëri të ditur se Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, rreth 46 500 azilkërkues për herë të parë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Kjo shifër shënoi një rënie me 69% krahasuar me 150 100 të regjistruara në tremujorin e parë të vitit 2020 dhe tkurrje me 68% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019 (143 700 aplikime). Kjo rënie e mprehtë e kërkesave për azil në tremujorin e dytë të vitit 2020 në veçanti rezulton nga masat emergjente COVID-19 të aplikuara nga Shtetet Anëtare duke filluar nga Marsi 2020.
Me 7 700 aplikantë për herë të parë midis Prillit dhe Qershorit 2020, Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE, të ndjekur nga Afganët (4 200 aplikantë për herë të parë) dhe Venezuelës (3 000). Qytetarët e këtyre vendeve llogariten për gati një të tretën (32%) të të gjithë aplikuesve për herë të parë të azilit në tremujorin e dytë të vitit 2020.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, numri më i lartë i azilkërkuesve për herë të parë u regjistrua në Gjermani (me 14 200 kërkues për herë të parë, ose 31% të të gjithë aplikuesve për herë të parë në Shtetet Anëtare të BE), pasuar nga Franca (8 900, ose 19%), Spanja (7 200, ose 15%). Këto tre shtete anëtare së bashku regjistruan pothuajse dy të tretat (65%) të të gjithë aplikuesve për herë të parë të azilit në BE në tremujorin e dytë të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











