Lajme
600 veta festojnë pa maska në anije në Romanshorn të Zvicrës
Më shumë se 600 njerëz dhe disa DJ kanë hyrë në anijen - traget "Euregia" në Romanshorn dhe kanë marrë pjesë në vallëzim me tingujt hardstile tërë pasditen
Imazhet nga një aheng me qindra persona në një anije në Liqenin e Konstancës (Bodensee) aktualisht po shkaktojnë shqetësim. Një video tregon se si njerëzit vallëzojnë lirshëm në një traget në këtë liqe, shkruan tagblatt.ch. Për maska, as që bëhej fjalë.
Më shumë se 600 njerëz dhe disa DJ kanë hyrë në anijen – traget “Euregia” në Romanshorn dhe kanë marrë pjesë në vallëzim me tingujt hardstile tërë pasditen, transmeton albinfo.ch. Maska mbrojtëse falas janë shpërndanë në hyrje, por duket se askush nuk interesohej për to gjatë festimit.
Sipas gazetës, organizatori hedh poshtë çdo faj. Ai, në një njoftim për media thotë: “Para dhe gjatë ngjarjes, vizitorët janë informuar për detyrimin e maskës dhe masat e tjera të higjienës. Gjithashtu është bërë bë gjurmimi i kontaktit në mënyrë elektronike. Kështu, ne kemi respektuar të gjitha aspektet ligjore “.
Ndërkaq, Zyra për Shëndetësi e kantonit thurgau konfirmon se zbatimi i koncepteve të mbrojtjes është përgjegjësi e organizatorëve, përcjell albinfo.ch. Ajo gjithashtu informon se kantoni po heton çështjen dhe po shqyrton pasojat ligjore kundër organizatorit.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












