Lajme
6 muaj burg për kosovarin, i janë gjetur 1.000 paqeta cigaresh të vjedhura
Ai është dënuar në gjykatën rajonale të Feldkirch-ut me gjashtë muaj burg për marrjen e mallrave të vjedhura
Një kosovar është kapur në kufirin zviceran me 96 kuti që kanë secila nga 10 paqeta cigaresh, të cilat hajdutët i kanë vjedhur në janar në një shitore duhani në Dornbirn të Austrisë.
Ai është dënuar në gjykatën rajonale të Feldkirch-ut me gjashtë muaj burg për marrjen e mallrave të vjedhura, shkruan tagblatt.ch.
Kur ishte plaçkitur një shitore duhani në Dornbirn në janar të këtij viti me ç`rast mungonin 96 kuti me paqeta cigaresh dhe disa puro, autoritetet kishin nisur hetimet kundër “personit të panjohur”.
Për sa u përket hajdutëve, gjendja vazhdon të jetë po ajo: ata janë të panjohur, transmeton albinfo.ch. Por njeriu që kishte marrë përsipër cigaret dhe donte t’i shiste ato tani është kapur dhe dënuar me gjashtë muaj burg për mallrat e vjedhura.
Kosovari i cili ka një precedent penal penal në Zvicër, jeton në Lozanë. Ai ka marrë pthirrjen, por nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në gjykatën rajonale në Feldkirch.
Në Zvicër, ky person që punon si mjeshtër për shtrimin e pllakave ishte dënuar disa herë, ndër të tjera, për vjedhje, kështu që burgu nuk është ndovendbanim i panjohur për të.
31 vjeçari, i cili pretendon se fiton 5,000 franga zvicerane në muaj, u kap në doganë gjatë një inspektimi rutinë në Rheintalautobahn në Hörbranz, transmeton albinfo.ch. Me rastin e kontrollimit të makinës së tij ishte zbuluar malli i vjedhur.
Një regjistrim i të dhënave të thirrjeve telefonike nuk mund të provonte se ai kishte qenë atje kur qe thyer dyqani i duhanit.
Malli i vjedhur u arrit të sigurohej, gjë që pati një efekt pozitiv në masën e dënimit, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, tre precedentet përkatëse penale të kosovarit, kanë vepruar si rrethana rënduese.
Ai është dënuar në mungesë. Pasi që vendimi t`i dërgohet me postë, ai ka mundësinë ta kundërshtojë ose ta pranojë atë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













