Shqipëria
5 shtetet me kufij të hapur për Shqipërinë
Të udhëtosh në kohë pandemie është luks, për shkak të masave shtrënguese si pasojë e Covid 19.
Shqipëria konsiderohet zonë me rrezik të lartë, ndaj shume shtete i kanë mbyllur dyert, por ka nga ata të cilët nuk e kanë problem hyrjen e shqiptarëve në territoret e tyre. Kështu shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi, Serbi dhe SHBA.
Por kujdes, për të hyrë në Amerikë nuk duhet të kesh qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara. Studentët apo personat me vizë turistike mund të udhëtojnë tranzit përmes Stambollit ose Beogradit. Përjashtohen nga kufizimet ata të cilët kanë “Green-Card” apo pasaportë amerikane.
13 shtete, duke nisur nga Mali i Zi, Ukraina, Hungaria, Sllovakia, Izraeli, Australia, Zelandë e Re, Rusia, Kina, Kuvajti, Qipro apo Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të detyrueshme testin anticovid. Linjat Ajrore më të frekuentuara, ku shtetasit shqiptarë bëjnë tranzit drejt Abu Dhabi-t ose Dubai-it, janë: përse Romës dhe Milanos, Athinës, Frankfurtit dhe Vjenës. Shtetet fqinje si Italia dhe Greqia , i kanë mbyllur dyert për turizëm Shqipërisë duke lejuar vetëm udhëtimet për arsye të caktuara, si punë, arsye shëndetësore, studimi, kthim në banesë apo vendbanim ndërkohë mbetet i detyrueshëm testi anticovid. Gjermani ka një listë të gjatë sesi mund të hysh në territorin e saj, ndërsa theksohet se kalimi është kompetencën e oficerit të policisë kufitare në momentin e inspektimit, i cili merr vendime mbi baza individuale. Edhe Brazili futet tek rastet specifike, ku udhëtarët më parë duhet të vërtetojnë pranë kompanisë së transportit ajror, para mbarkimit, pajisjen me sigurim shëndetësor të vlefshëm në Brazil për të gjithë periudhën e qëndrimit, me vlerë minimale 6 mije USD. Pa këtë sigurim, nuk lejohet hyrja ne territorin brazilian.
Në tebelë renditen 24 shtetet që i hapin dyert vetëm personave me dokumente europiane. Pas 25 tetorit harta e shteteve të cilat lejojnë udhëtimin e shtetasve të huaj, përfshirë edhe shqiptarët, do të zgjerohet edhe me vendet ekzotike, si Maldivet, Tajlanda, Mauricus apo Egjipti, të cilat edhe pse sot nuk kanë pengesa, kufijtë e tyre janë të mbyllur për shkak të ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare./ TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













