Lajme
Pasoja për Britaninë nëse dështojnë bisedimet pas Brexit-it
Ekonomia e Britanisë së Madhe do të përballet me “pasoja shumë të rëndësishme”. Ky është paralajmërimi që ka bërë ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz. Londra po mendon një plan për të anashkaluar një marrëveshje të mëparshme të Brexitit. Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz, e paralajmëroi Britaninë e Madhe se do të mbante barrën e pasojës, po të dështojnë pa një marrëveshje bisedimet tregtare pas Brexitit, përcjell albinfo.ch.
“Vlerësimi im është se një situatë e parregulluar do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për ekonominë britanike”, tha Scholz, pasi doli nga takimi i së shtunës i ministrave të Financave të BE-së në Berlin.
“Evropa do të ishte në gjendje ta përballonte situatën. Dhe këto nuk do të ishin pasoja veçanërisht të vështira, duke pasur parasysh përgatitjet që kemi bërë tashmë”. Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, shtoi: “Ne jemi të përgatitur të merremi me rezultatin e jashtëzakonshëm negativ të këtij diskutimi”, duke shtuar se i takonte Britanisë së Madhe të “rivendoste besimin”.
Rundet e fundit të bisedimeve BE- Britani e Madhe për mënyrën e strukturimit të marrëdhënieve të ardhshme tregtare pas gati 50 vjet ndërvarësie kanë ngecur, në atë masë sa kryeministri britanik Boris Johnson ka paraqitur një projektligj të diskutueshëm të Tregjeve të Brendshme, që pritet të debatohet nga ligjvënësit të hënën.
Shkëputja me ashpërsi e lidhjeve
E përshkruar nga një ministër si një shkelje “e kufizuar” e marrëveshjes së Brexitit të nënshkruar janarin e kaluar, kjo lëvizje bëri që liderët e Parlamentit Evropian të kërcënonin të premten se do të vinin veton për çdo marrëveshje tregtare, po të shkelte Londra premtimet e saj të janarit.
Britania e Madhe u largua nga BE-ja më 31 janar, por në një periudhë tranzicioni përfiton nga tregtia pa doganë e BE-së deri në fund të vitit 2020. Të dyja palët i kanë dhënë kohë vetes deri në fund të tetorit për të zgjidhur çështjen e fundit, e cila po të mos zgjidhet, do të krijonte pasiguri rreth gati 844 miliardë euro (1 trilion dollarë) në tregtinë midis BE-së dhe Britanisë në fillim të 2021, kur mbaron periudha e tranzicionit.
BE ka kërkuar prej kohësh garanci që kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE-së, nuk do të bëhet kufi i fortë. Në një artikull në gazetën Daily Telegraph të shtunën, kryeministri britanik Boris Johnson pohoi se BE “në të vërtetë mund të ndalojë transportin e produkteve ushqimore nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut”. Johnsoni e përshkroi ligjin e Tregut të Brendshëm të Britanisë së Madhe si një “rrjet sigurie ligjore”./DW
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














