Kosova
Deputeti suedez tregon pse nominoi SHBA-në, Kosovën e Serbinë për çmimin Nobel
SHBA-ja, Kosova dhe Serbia janë nominuar për çmimin Nobel për paqe pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Nominimi është bërë nga deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka folur për herë të parë për arsyet e një veprimi të tillë, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë për portalin në gjuhën serbe, “Kosovo Online”, Jacobsson ka rrëfyer disa pjesë nga historia familjare e tij, e që ndërlidhen me nominimin për çmimin Nobel.
“Babai im ka punuar në një servis për migrantët dhe ka ndihmuar njerëzit nga këto zona. Kur pashë mbledhjen në Uashington, isha i lumtur për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është një formë se si një paqe e ftohtë kthehet në një paqe të ngrohtë”, thotë ia.
Ai thotë se nuk ka nominuar as individët, as shtetet, por qeveritë e tri vendeve, sepse sipas tij, kjo është një arritje dhe storie më e madhe se individët.
Jacobsson thotë se ka qenë në Kosovë më herët, mirëpo jo në Serbi. Këtë të fundit, ai thotë se e ka në plan që ta vizitojë.
Jacobsson thotë se ka afërsi me Serbinë, pasi që nusja e tij është me prejardhje serbe.
I pyetur se a mendon se në Uashington mund të ketë progres edhe në aspektin politik mes Kosovës dhe Serbisë, ai thotë se nuk përzihet në këto çështje, mirëpo konsideron se përmes ekonomisë, mund të arrihet paqe në Ballkan.
“Nuk tentoj të përzihem në çështje politike, në debate. Por, sinqerisht mendoj dhe besoj që mund të sigurojmë paqe në Ballkan përmes ekonomisë. Sigurisht që do të marrë kohë të gjatë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, por bashkëpunimi ekonomik është forma e duhur se si të vazhdohet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











