Lajme
Njoftim me rëndësi nga ambasada shqiptare në Pragë
Ambasada shqiptare në Pragë ka njoftuar se që sot, 09.09.2020 maskat do të jenë të detyrueshme në qendra tregtare, dyqane, zyrat e postës, në transportin publik, stacionet hekurudhore, aeroportin e Pragës, në ambientet sociale, shëndetësore dhe farmaci, në zyrat e administratës dhe në institucione, në aktivitete (ambiente të brendshme) që ka pjesëmarrje mbi 100 persona, raporton Albinfo.ch.
“Përjashtim nga mbajtja e detyrueshme e maskës bëjnë: fëmijët nën moshën dy vjeç, personat me probleme mendore, atletët gjatë trajnimit dhe garave, shoferët në transportin publik në rast se nuk janë në kontakt me pasagjerët, nusja dhe dhëndri gjatë ceremonisë së martesës dhe të ftuarit e tjerë në ceremoni. Klubet dhe baret në qytetin e Pragës do të jenë të mbyllura nga ora 24.00- 6.00”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












