Financa
Pandemia ndikon pozitivisht, Bezos thyen rekord me pasuri
Thuajse 90% e pasurisë së Bezos vjen nga aksionet në Amazon, por ai zotëron edhe Washington Post, kompaninë aerohapësinore Blue Origin dhe investime të tjera
Pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar aspak në fitimet e Jeff Bezos, i cili zotëron Amazon. Përkundrazi. Sipas “Bloomberg Billionaires Index”, numri një i kolosit teknologjik ka thyer një tjetër rekord. Pasuria e tij ka arritur në 202 miliardë dollarë dhe është i pari në botë, i cili ka kapërcyer kufirin 200 miliardë.
Falë rritjes në bursë të aksioneve të Amazon, pasuria e manjatit 56-vjeçar u rrit me 4,9 miliardë dollarë. Pas themeluesit të Amazon renditet Bill Gates, pasuria e të cilit është 124,3 miliardë dollarë. Në vend të tretë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me 114,7 miliardë dollarë. Elon Musk, ngjitet në vendin e katërt, me 101,1 miliardë dollar, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Jeff Bezos mund të kishte qenë edhe më i pasur nëse nuk do të divorcohej nga gruaja e tij. Ndarja e Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott do të mbahet mend si divorci më i shtrenjtë në histori (deri më tani). Divorci i kushtoi Bezos 25% të aksioneve të Amazon, për një total prej 63 miliardë dollarësh. Por bumi për Bezos erdhi me pandeminë dhe ‘lockdown’ (mbylljen), të cilat nxitën ndryshimin e mënyrës së konsumit të njerëzve, duke rritur aksionet e Amazon me thuajse 80% që nga fillimi i vitit. Thuajse 90% e pasurisë së Bezos vjen nga aksionet në Amazon, por ai zotëron edhe Washington Post, kompaninë aerohapësinore Blue Origin dhe investime të tjera.
Bill Gates
Në vend të dytë, me thuajse 80 miliardë dollarë më pak, renditet themeluesi i Microsoft, Bill Gates. Me një pasuri 124 miliardë dollarë, sipërmarrësi dhe filantropi, i lindur në Seattle, “ka luajtur kokë me më kokë” me Jeff Bezos, deri vitin e kaluar, për titullin e njeriut më të pasur në botë, ndërsa këtë vit erdhi shkëputja.
Mark Zuckerberg
Në vend të tretë në “Bloomberg Billionaires Index” renditet Mark Zuckerberg, numri një i Facebook. Pasuria e themeluesit, presidentit dhe administratorit të deleguar të rrjetit social, që ka ndryshuar botën, arrin në 115 miliardë dollarë.
Elon Musk
Surpriza e vërtetë në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë është sipërmarrësi afrikanojugor Elon Musk. Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, ka fituar vendin e katërt, duke kaluar për herë të parë kufirin 100 miliardë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











