Maqedonia
Maqedoni: 2.018 raste aktive me COVID-19
Tridhjetë e shtatë raste me Kovid-19 prej 484 testimeve të bëra u regjistruan në 24 orët e fundit.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Covid-19 në Maqedoni, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, të vdekurve 623, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.018.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 591, në Kumanovë 248, në Prilep 142, në Gostivar 134, në Tetovë 124 etj.
Deri më tani në shtet janë bërë gjithsej 158.003 testime të Covid-19.
Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 78. Në përkrahje me oksigjen janë 56, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Në spitalin në Kozle nuk ka pacientë të moshuar. Të hospitalizuar janë dy fëmijë dhe një nënë pozitivë në Kovid-19, ndërsa gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna të dyshimtë në virusin.
Në SPQ “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar gjashtë pacientë, ndërsa të hospitalizuar janë 27. Në respiratorë janë shtatë pacientë.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 14, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 54 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 126, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19, p
Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dje ka propozuar që të sëmurët kronikë të kthehen në punë, e cila nuk do të vlejë për personat të cilët kanë raport nga specialisti për përkeqësim të sëmundjes.
“Për punëtoret të cilat janë me leje të zgjatur të lehonisë, leja do të zgjasë deri më 31 dhjetor. Gjithashtu, vazhdon lirimi i grave shtatzëna nga puna. Për prindërit me fëmijë deri në 10 vjet, do të merret vendim në takimin e ardhshëm të Komisionit”, parashikon Propozim-vendim që do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, edhe krahas rekomandimit të sëmurët kronikë të kthehen në punë, kategoritë më të rrezikuara edhe më tej mbeten të mbrojtur.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













