Zhvillim
Ndizen përsëri protestat në Mal të Zi, qytetarët kundër partive proserbe
Është bërë e ditur se mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë të dielën në mbrëmje, duke valëvitur flamuj kombëtarë për të protestuar kundër përdorimit të simboleve kombëtare serbe nga partitë e opozitës që morën më shumë vota, javën e kaluar në zgjedhje, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrësit brohorisnin: “Kjo nuk është Serbi” dhe “Ne nuk e dhurojmë Malin e Zi”.
Partia Demokratike e Socialistëve properëndimore (DPS) e udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanoviç, e cila drejtoi Malin e Zi përmes shembjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, humbi zgjedhjet parlamentare javën e kaluar
Gjukanovic për herë të parë që pas vitit 1990 nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë. Partitë e opozitës, duke përfshirë Frontin Demokratik proserb, organizuan tubime duke festuar fitoren e tyre duke tundur flamuj serbë, dhe duke ngritur tre gishta, e njohur si përshëndetja serbe.
Të dielën njerëzit filluan të mblidheshin në Podgoricë pasdite duke valëvitur flamuj kombëtar.
“Kemi ardhur vetëm nga Cetinje për t’i dhënë mbështetjen tonë Malit të Zi, si gjithmonë. Ne nuk e dhurojmë shtetin (tonë)“, tha protestuesi Milo Martinoviç, i cili mbante kapelen tradicionale të kuqe të Malit të Zi.
Numërimi përfundimtar paraprak i zgjedhjeve i dha DPS 35.06% të votave, ndërsa rezultati përfundimtar zyrtar, pritet në ditët në vijim. Një aleancë e partive nacionaliste serbe me emrin “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, e cila ka lidhje të ngushta me Serbinë e Rusinë, dhe mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe, fitoi 32.55% të votave. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













