Lajme
Oksford: Kosova, e para në Evropë për zbatimin e masave anticovid
Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit ka studiuar politikat e miratuara nga qeveritë e mbi 180 vendeve për të adresuar pandeminë e shkaktuar nga infeksioni i Covid-19, duke zhvilluar një indeks përgjigjeje ndaj Covid-19, bazuar në 17 tregues.
Kosova (me rezultatin prej 69.44 nga 100) është në krye të listës së vendeve europiane për ndërmarrjen e këtyre masave, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë dy vendet me rezultatin më të keq, 8.33 nga 100, bën të ditur IKSHP, përcjell Albinfo.ch.
Shqipëria me rezultatin 53.7 nga 100 pikë maksimalja, renditet para Italisë, Francës, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë dhe tejkalohet nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Ukraina, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Moldavia.
Nga vendet e Bashkimin Europian, Portugalia kryeson me rezultatin e përgjithshëm prej 66.2 /100, ndërsa Estonia dhe Lituania janë në vendin e fundit (19,44 / 100).
Renditja bazohet në
– reagimin e qeverisë
– mbështetjen ekonomike që i ofrohet popullatës
– kontrollet dhe masat e ndërmara në sistemin e shëndetit publik
– ashpërsinë e masave.
Parametri i fundit tregon në mënyrë specifike ashpërsinë e masave të ndërmara nga qeveritë dhe synon të nxisë diskutimin se cilat janë masat më të përshtatshme kundër epidemisë.
Si llogaritet indeksi?
Dr Anna Petherick, bashkëautore e studimit tha se “Për të matur ashpërsinë e masave u morën në konsideratë 9 indikatorë duke filluar nga mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, kufizimet dhe masat në transporti publik, fushatat informuese apo dhe kufizimet e udhëtimit”, dhe se “Rreth 290 bashkëpunëtorë kanë përditësuar informacionet nga qeveritë apo media dhe i kanë shndërruar ato në parametra të koduar që ‘ushqejnë’ indeksin”.
Qëllimi i hulumtimit, thonë autorët, – nuk është matja e efektivitetit të politikave të kontrollit – pasi situatat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin dhe numri i rasteve të regjistruara varet nga sasia e testimeve të kryera – por “për të dhënë një kontribut për pandeminë”.
Studiuesit e Oksfordit, deklaruan se kombinimi i masave vazhdon të jetë i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfitimet më të mëdha shëndetësore. Sipas tyre, të dhënat tregojnë se numri i ulët i vdekjeve të lidhura me Covid-19 është i ndërlidhur me ashpërsinë e masave qeveritare dhe shpejtësinë e zbatimit të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










