Lajme
Shkaku i pandemisë shtyhet samiti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës
Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i paraparë të mbahet në Davos të Zvicrës në muajin janar, u shty për verën e vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë.
“Këshilla e ekspertëve është se ne nuk mund ta mbajmë [samitin] në mënyrë të sigurt në janar”, tha përmes një deklarate Forumi Ekonomik Botëror.
Samiti, që mbledh udhëheqës të shteteve të botës, mbahet çdo vit në Davos, qysh më 1971.
Forumi Ekonomik Botëror e portretizon veten si adresën kryesore për mbledhjen e elitës politike dhe biznesore, me qëllim diskutimin e sfidave të globalizmit.
Forumi Ekonomik Botëror tha se do t’i bëjë publike datat dhe lokacionin e takimit të shtyrë pasi të krijohen kushtet e shëndetit dhe të sigurisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













