Koronavirusi: çast pas çasti
Kroacia, ndër pesë vendet e para me të infektuar në Evropë
Ndër pesë vendet e para në BE për sa i përket numrit të të infektuarve, 60,000 Sllovenë u larguan nga Kroacia në tri ditët e fundit, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Kroacia është ndër pesë vendet e para të BE-së për sa i përket numrit të të infektuarve për 100 mijë banorë. Përkatësisht, në dy javët e fundit në Kroaci ka 65.3 raste të infeksionit nga 100,000 banorë.
Autoritet në Kroacisë njoftojnë se 219 raste të reja të infeksionit koronavirus ishin regjistruar në 24 orët e fundit, dhe dy njerëz kishin vdekur. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 2,231, dhe në mesin e tyre janë 167 pacientë të shtruar në spital, nëntë prej tyre janë me terapi me oksigjen.
Për sa i përket situatës në BE, Spanja është në vendin e parë, me 175.7 raste të reja për 100,000 banorë. Pasohet nga Malta me 123.6 raste të reja, Luksemburgu me 94.2 infeksione të reja dhe Rumania me 86.4 raste të reja për 100,000 banorë, përcjell Albinfo.ch.
Letonia ka numrin më të ulët të rasteve të reja për 100,000 banorë, në 2.3. Pasohet nga Hungaria me 4.7 raste të reja, Finlanda me 6.1 dhe Estonia me 8.8 raste të reja për 100,000 banorë.
Për shkak të situatës në Kroaci, rreth 60 mijë sllovenë kanë ikur nga vendi dhe janë rikthyer në vendin e tyre në tri ditët e fundit, me qëllimin për të shmangur karantinën e detyrueshme 14-ditore, tha ministri Slloven i Brendshëm, Aleush Hoys.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













