Lajme
Argjentina raporton numrin më të lartë të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19
Argjentina raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 dhe vdekjeve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi.
Ministria ditën e djeshme raportoi 382 vdekje të reja nga virusi, rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm ishte 282, i cili ishte vendosur më 19 gusht.
Numri i vdekjeve në shtetin Argjentinas nga virusi tani ka arritur shifrat e të paktën 7.366 personave.
Ministria gjithashtu raportoi një rekord të rasteve të reja të të infektuarve, përkatësisht 8.713, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vendit në të paktën 350.867.
Argjentina ka numrin e gjashtë më të lartë të rasteve të konfirmuara në Amerikën Latine pas Kilit, Kolumbisë, Perusë, Meksikës dhe Brazilit dhe vendin e 12-të në nivel global, sipas raportit të fundit të Universitetit Johns Hopkins, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













