Shqipëria
Rregullat e reja që do të hynë në fuqi nga 1 shtatori në Republikën Çeke
Ambasada e Shqipërisë në Republikën Çeke ka njoftuar qytetaret e saj se nga 1 shtatori ky shtet ka vendosur rregulla të reja për mbajjen e maskave.
Këto rregulla të reja do të thotë mbajtje e maskës e detyrueshme në transportin publik, në zyrat publike dhe ndërtesat zyrtare, zyrat postare, ambientet sociale dhe mjekësore, vendvotimet dhe në evente në ambiente të mbyllura ku marrin pjesë më shumë se 100 persona.
Ky është njoftimi i plotë i ambasadës:
AMBASADA SHQIPTARE PRAGE NJOFTON – RREGULLAT E VENDOSURA NGA MINISTRIA E SHENDETESISE PER PERDORIMIN E MASKAVE NE REPUBLIKEN ÇEKE NGA DATA 1 SHTATOR 2020
Në datë 21 gusht 2020 – Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech njoftoi se rregullat për vendosjen e maskave të fytyrës për t’u zbatuar nga shtatori jane ndryshuar. Sipas rregullave të vendosura në fuqi nga 1 shtatori, maskat e fytyres tani do të jenë të detyrueshme vetëm për transportin publik, në zyrat publike dhe ndërtesat zyrtare, zyrat postare, ambientet sociale dhe mjekësore, vendvotimet dhe në evente në ambiente të mbyllura ku marrin pjesë më shumë se 100 persona
Maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në dyqane, qendra tregtare dhe shërbime të tjera si parukieri ose sallone masazhesh. Në restorante dhe ambiente të tjera të hotelierisë, si bare,restorante dhe kafenetë, vizitorëve nuk do t’u kërkohet të vendosin maska, por maskat do të jenë të detyrueshme për stafin e këtyre bizneseve. Gjithashtu maskat nuk do te jene te detyrueshme në evente të organizuara në ambiente të mbyllura me më pak se 100 pjesëmarrës.
Shkollat tani do t’i nënshtrohen sistemit të semaforit të nivelit të rrethit, dhe maskat bëhen të detyrueshme vetëm nëse shkolla është në një rreth portokalli ose të kuqe. Deri më tani rrethet janë vlerësuar vetëm si të bardha ose jeshile.
Për fillimin e vitit shkollor, harta e rrezikut do të botohet të Premten, 28 Gusht, “në mënyrë që shkollat të mund të përgatiten për këtë situatë. Harta e rrezikut do të botohet e përditësuar c’do dy jave.
Përjashtimet e shpallura më parë nga rregullorja do të mbeten, përfshirë mos vendosjen e maskave ne gjykate, si gjyqtarë, dëshmitarë dhe ekspertë; Moderatorë dhe reporterë TV dhe radio; muzikantë, aktorë dhe valltarë; drejtuesit e autobusëve ose tramvajit që nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pasagjerë; fëmijë nën moshën dy vjeç; dhe personat me aftësi të kufizuara mendore.
Gjithashtu, maska nuk do të kërkohet te vendsosin atletët gjatë garave; gjatë stërvitjes në palestra; në pishina dhe sauna; kur fotografoni portrete; për pjesëmarrësit e ceremonive akademike zyrtare; ose për çifte në dasmat dhe regjistrimet në gjendjen civile.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç













