Kosova
Artisti nga Drenica që po synon rekordin e Guinness-it
Artisti nga Drenasi, Besart Gashi, ka njoftuar se sot do ta përfundojë imazhin më të madh në botë me kapëse të metalit. Ky portret i punuar me shumë mjeshtri e delikatesë ka dimensione: 4.39cm x 5.93cm pra, 26 m2, shkruan rtv21.tv, përcjell albinfo.ch.
Vepra gjigante është portreti i heroit Agim Ramadani, i cili pritet të finalizohet në orën 03:05, duke e lidhur këtë me datën e lindjes së heroit (03.05.2020). Gashi ka thënë se për këtë punim gjigant i është dashur të punojë dy muaj rresht, me shumë mund e sakrificë.
Këtë projekt e ka financuar Muhamet Ajrullahu. Artisti Besart Gashi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” e ka falënderuar edhe familjen e heroit Agim Ramadani për respekt dhe mbështetje morale, si dhe mikun Dan Qarkaj për komunikimin me “Guinness World Records” dhe profesorët: Qamil Llapashtica, Avni Behluli, Gëzim Brestovci dhe Valdrin Bajrami.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit Kosova prezanton potencialin e saj kulturor dhe turistik në Paris... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












