Tematike
Cyrih, 16 mijë qytetarë shkuan për pushime në vendet me rrezik nga virusi
Deri më tani, pothuajse 16,000 udhëtarë ishin kthyer nga një vend me rrezik duke respektuar rregulloret për të qënduar në karantinë. 3275 prej tyre ishin në Spanjë, 3061 në Kosovë, 2264 në Serbi. Këto vende përkundër rrezikut nga virusi korona ishin më të vizituara nga qytetarët e Cyrihut.
16 mijë herë ishte plotësuar formulari në internet, 68 për qind u kthyen në Zvicër me aeroplan, 26 për qind me makinë, 4 për qind me autobus dhe 2 për qind me tren. Marcel Odermatt, zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë, u çudit kur u pyet: “Megjithëse nuk këshillohet një udhëtim në një vend me rrezik, shumë banorë të Cyrihut kanë qëndruar në një nga ato vende”, shkruan albinfo.ch.
Për më tepër, ekziston një numër i panjohur i udhëtarëve , të cilët as nuk kanë kontaktuar me autoritetet. Kjo tregohet edhe nga një krahasim që ishte realizuar me raportet që mori nga kompanitë ajrore dhe policia kantonale në lidhje me udhëtarët e kthimit. Pasagjerët, të cilët erdhen me aeroplan, duhej të linin këto të dhëna në aeroplan gjatë udhëtimit të tyre të kthimit nga një destinacion rreziku, përcjell tutje albinfo.ch.
Një krahasim me raportet nga të dhënat vullnetare të pasagjerëve bëhet e ditur se rreth një e treta e tyre nuk kishte raportuar kthimin në Departamentin e Shëndetësisë. Këta janë kontaktuar të gjithë, më shumë se 600 pasagjerë. Shumica e tyre ishin në karantinë në shtëpi. Sidoqoftë, 75 persona nuk kanë arritur t’i kontaktonin. Ata u raportuan si raste të dyshuara në policinë e kantonit. Policia kishte vizituar njerëzit në banesat e tyre. Sipas Odermatt, një dënim për shkeljen e detyrimit të karantinës duhej të lëshohej në vetëm një rast.
Deri më tani, pothuajse 16,000 udhëtarë ishin kthyer nga një vend me rrezik duke respektuar rregulloret për të qënduar në karantinë. 3275 prej tyre ishin në Spanjë, 3061 në Kosovë, 2264 në Serbi. Këto vende përkundër rrezikut nga virusi korona ishin më të vizituara nga qytetarët e Cyrihut.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












