Shqipëria
Bilanci ditor i të prekurve me Covid në Shqipëri dhe Maqedoni
Janë bërë publike të dhënat e fundit mbi COVID-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 143 persona.
Gjithashtu mësohet se gjashtë pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 225.
Nga ana tjetër, më mirë nuk është edhe Maqedonia e Veriut, ku numri i të prekurve me COVID-19, në 24 orët e fundit nga 2 mijë e 6 teste të kryera, pozitivë kanë rezultuar 141 persona dhe 4 viktima.
Më së shumti raste ka në Shkup-51, më pas në Kumanovë-19 dhe në Shtip 15 raste të reja. 4 persona e kanë humbur betejën me virusin Korona edhe atë dy nga Shkupi, një nga Kavadari dhe një nga Sveti Nikolla. Virusin kanë arritur ta mposhtin 93 vetë, shumica nga Shkupi, Shtipi dhe Tetova. Për herë të parë pas disa muajsh numri i rasteve aktive është nën 3 mijë, përkatësisht 2991.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










