Tematike
Iniciativa e SVP-së për kufizimin e të huajve, nuk ka shanse të fitojë
56 për qind të të pyeturve kanë hedhur poshtë nismën e kufizimit ndërsa 41 për qind, do të votonin në favor të iniciativës së SVP-së
Nëse votimi i 27 shtatorit do të bëhej sot nisma e SVP-së për kufizimin e numrit të të huajve nga BE, nuk do të kishte shanse.
Sa u përket iniciativa tjera që do të votohen po atë ditë, pamja është si vijon: avionët e rinj luftarak do të bliheshin, megjithëse një shumicë e ngushtë do të votonte pro, shkruan watson.ch. Pushimi i atësisë dhe rritja e shtesës për fëmijë do të fitonin të dyja shumicën e qartë ndërsa ligji i gjuetisë do të dështonte.
Këto janë rezultatet e një hulumtimi të bërë nga gazetat Tamedia dhe ajo “20 Minuten”, që u botua të premten.
Të hënën dhe të martën e kësaj jave, ditët kur është bërë sondazhi, 56 për qind të të pyeturve kanë hedhur poshtë nismën e kufizimit, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, 41 për qind e të anketuarve do të votonin në favor të iniciativës.
Iniciativa, siç mund të shihet ka gjetur një shumicë vetëm në mesin e simpatizantëve të SVP -së. Ndërsa nag ana tjetër vetëm një e treta e simpatizuesve të CVP-së dhe FDP-së, mbështesin atë iniciativë. Nga ana tjetër, 10% e simpatizuesve të Partisë Socialdemokrate (SP) do të votonin në favor të iniciativës.
Mbështetja është më e dobët në qytete (34 për qind), e ndjekur nga komunitetet e aglomeracionit (42 për qind), përcjell albinfo.ch. Por gjithashtu iniciativa nuk e ka shumicën as në zonat rurale (47 për qind).
Nga regjionet gjuhësore, iniciativa për kufizimin e numrit të të huajve të BE-së, sipas sondazhit, një shumicë do ta siguronte vetëm në kantonin italishtfolës të Ticinos, përcjell albinfo.ch. Atje janë shprehur në favor të nismër 55 % e të anketuarve.
Argumentet pro dhe kontra janë: përkrahësit e inisiativës theksojnë sovranitetin e vendit i cili “po rrezikohet” nga numri i madh i të huajve, ndërsa kundërshtarët theksojnë se lëvizja e lirë e njerëzve ka dhënë dhe po jep një kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













