Shqipëria
Shqipëri, shkollat duhen hapur
Thuhet se mesi i shtatorit, në kushte normale do të duhet t’i gjejë nxënësit të ulur në bankat e shkollës, por të diktuar nga pandemia, ka ende paqartësi për zgjidhjen që do të ndiqet edhe pse në këtë komunikim të Ministres së Arsimit u paralajmëruara se po përgatiteshin për dy variantet e mësimdhënies në shkollë dhe online.
Por që prej dy korrikut nuk ka një informacion më shumë, ndërsa strategjia për hapjen e shkollave është kthyer javët e fundit në shqetësimin kryesor në botë.
Ekspertët shqiptarë të Shëndetësisë janë të idesë se nxënësit, duke mos qenë shënjestër e drejtpërdrejtë e COVID-19, mund të vazhdojnë shkollën, në respektim të distancës sociale dhe respektimit të masave mbrojtëse.
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj madje shkon edhe më tej, duke thënë se tashmë duhet të mësohemi me këtë bashkëjetesë të re. Sipas tij, problem mund të jenë klasat në qytetet e mëdha, ndërsa në zonat lokale, mësimi duhet të vijojë normalisht.
“Është vërtetuar që mësimi online është gati i pamundur për arsimin fillor. Është ndryshe në gjimnaz dhe në universitete është në situatë tjetër. Në këto kushte e gjithë bota po vërtitet në 3 rekomandime, shkolla duhet të bashkëjetojë me virusin. Sot, edhe ekonomistët edhe sociologët e rendisin shkollën para ekonomisë. Nuk duhet menduar më se duhet ta përballojmë këtë online. Rruga është hapja e shkollës dhe ndërmarrja e të gjithë masave, higjiena, distanca fizike dhe maska. Kjo do të thotë që bashkitë dhe drejtoritë arsimore duhet të përgatisin shkollat dhe ne nuk po dëgjojmë që të bëhet ndonjë punë për këtë”, tha Tafaj.
E pyetur nga A2, Ministria e Arsimit bëri me dije se në gjysmën e dytë të gushtit do të ketë më shumë informacion për strategjinë që po hartohet për vitin e ri shkollor, në kushtet kur shifrat janë në përkeqësim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













