Shqipëria
Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë, shkak COVID 19
Qeveri greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit duke nisur nga nesër në mbrëmje në orën 23.00 deri ne oren 06:00 në të gjitha pikat e kalimit doganor, përfshirë edhe Kapshticën.
Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmja pikë hyrëse për vendet e be dhe atyre ballkanike në Greqi.
Autoritetet greke shprehin shqetësimin për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejt vendeve të ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë e qytetarëve të cilëve u lejohet lëvizja.
Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemiologjike të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë, për kryerjen e tamponit për çdo udhëtar.
Deri tani numri i të prekuerve të evidentuar klinikisht që kanë hyrë në vend nga Shqipëria, është më pak se 5 persona, por vlerësohet se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve më vijim.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














