Koronavirusi: çast pas çasti
Paralajmërimi për valën e dytë në Britaninë e Madhe
Britania e Madhe përballet me një valë të dytë të Covid-19 dy herë më të madhe se fillestarja, nëse rihap shkollat pa një system më të mirë të testimit dhe gjurmimit, sipas një studimi.
Hulumtuesit nga Kolegji Universitar i Londrës dhe Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë në Londër, modeluan ndikimin e rihapjes së shkollave me kohë të plotë apo të pjesshme, duke lejuar kështu prindërit që të rikthehen në punë.
Ata përfunduan se vala e dytë mund të parandalohet nëse 75% e atyre me simptoma zbulohen dhe testohen dhe 68% e kontakteve të tyre gjurmohen.
“Megjithatë, ne parashikojmë gjithashtu se mungesa e mbulimit të mjaftueshëm të testimit, gjurmimit dhe izolimit, rihapja e shkollave, së bashku me rikthimin në normalitet të shoqërisë, mund të shkaktojnë valën e dytë të Covid-19”, shkruhej në studimin, e publikuar tek prestigjiozja The Lancet, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Ata shtojnë se sipas rezultatit të modelit, rihapja e plotë e shkollave më Shtator pa masa efektive të testimit, do të sillte valën e dytë që do të arrinte majën në Dhjetor, me një përmasë sa 2 – 2.3 herë më të madhe se e para.
Shkollat në Britani u mbyllën në muajin Mars gjatë karantinës kombëtare dhe janë rihapur për një pjesë të vogël të nxënësve në Qershor.
Megjithatë, qeveria thotë se të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla në të gjithë vendin në nisje të Shtatorit, me kryeministrin Boris Johnson që e ka quajtur si një prioritet kombëtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë















