Lajme
Spanja po gjurmon vatrat e infeksionit nga ujërat e zeza
Spanja po vazhdon të ballafaqohet me rritje të numrin të rasteve me Covid-19.
Po ajo që ka befasuar më shumë është një metodë e rë që po përdor ky shtet për identifikimin e vatrave të infeksionit.
Në qytetin e Valencias, një ekip inxhinierësh dhe shkencëtarësh po hyjnë në rrjetin e kanalizimeve në një përpjekje për të zbuluar se ku mund të shfaqen shpërthimet e reja të Covid.
Ata kanë thënë se është vërtetuar që virusi sekretohet nga njerëzit në ditët e para të infektimit, prandaj në këtë mënyrë ata mund ta parandalojnë përhapjen e tij, duke identifikuar rastet akoma pa filluar simptomat.
“Ne po përpiqemi që të gjurmojmë virusin Sars-Cov 2 në ujërat në vend, i cili është shkaktar i koronavirusit. Virusi është sekretuar nga njerëzit që ditën e parë të infektimit. Kështu ne jemi në gjendje të zbulojmë virusin 7 ditë para se të shfaqen simptomat e para”, deklaruan specialistët, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se rreth 15 mijë raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













