Kosova
A do të fillojë mësimi i pjesshëm në shkollat e Kosovës në shtator
Kur ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ende nuk e ka të qartë se si do të fillojë procesi mësimorë. Një opsion që po diskutohet e po përkrahet edhe nga SBASHK-u është rikthimi i pjesshëm në shkollë.
MASHT në një përgjigje për RTV Dukagjinin thotë se aktualisht në plan është rikthimi i nxënësve në ambientet shkollore por nuk përjashtohet as opsioni për mësim nga distanca.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në plan të parë ka rikthimin në ambiente shkollore, dhe për këtë po bëhen përgatitje maksimale që mësimi të filloj në mënyrë të rregullt. Megjithatë, për shkak të gjendjes së pandemisë MASHT është e përgatitur që të fillojë edhe mësim alternativ (mësim në distancë) për nxënësit”, thuhet në përgjigje.
Edhe për SBASHK-un duhet të shqyrtohet mundësia e rikthimit në ambiente shkollore qoftë edhe pjesërisht.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala thotë se për komunën më e arsyeshme shihet rikthimi i pjesshëm në shkolla.
“Mendohet se mësimi me gjysmë klase do të kishte qenë ideale sidomos për klasat e ciklit të ultë pra klasat 1, 2, 3. Të bëhet një orar që një ditë të vijë një pjesë e klasës ndërsa ditën tjetër pjesa tjetër e klasës”, deklaroi Shpresa Shala.
Por si Komuna e Prishtinës nuk mendon edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, i cili mundësinë e rikthimit të pjesshëm në shkolla nuk e sheh si efektiv.
“Unë nuk besoj në rikthim gjysmak, rikthimi duhet të jetë i plotë ose mësimi të vazhdohet nga distanca. Në momentin kur fëmija ekspozohet ndaj ambientit shkollor atëherë është i pa arsyeshëm që mësimi të kufizohet në një orar të shkurtuar”, deklaroi Qehaja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














