Shqipëria
Greqia nuk do t`i hapë kufijtë me Shqipërinë deri me këtë datë
Greqia ka vendosur shtyrjen e hapjes së kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri më 14 gusht.
Sipas qeverisë greke, deri në datë 14 gusht kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë, diplomatët, por nuk lejohen turistët.
Njoftimi:
Policia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.
Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun:
Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.
Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.
Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.
Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje, por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.
Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke.
Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












