Koronavirusi: çast pas çasti
Belgjika e bën të detyrueshme maskën edhe në rrugë
Numri i infeksioneve në Belgjikë është rritur sërish kohëve të fundit në mënyrë të konsiderueshme
Në Belgjikë, kanë hyrë në fuqi masat e reja për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me Covid 19. Nga kjo e shtunë e tutje, maskat duhet të vihen edhe në tregje, rrugët tregtare dhe në ndërtesat publike, shkruan srf.ch.
Për më tepër, informacionet e kontaktit të mysafirëve në lokalet hoteliere ruhen për 14 ditë. Detyrimi për maskë ekziston edhe në lokalet në fjalë, por vetëm para se vizitorët të ulen në tryezë, transmeton albinfo.ch
Numri i infeksioneve në Belgjikë është rritur sërish kohëve të fundit në mënyrë të konsiderueshme. Rreth 216 raste të reja Covid 19 janë numëruar çdo ditë midis 15 dhe 21 korrikut, një rritje kjo prej 63 për qind në krahasim me shtatë ditët e mëparshme.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Belgjikë është pak nën 65.200 ndërsa numri i vdekjeve i raportuar për herë të fundit ka qenë 9817.
Belgjika ka pasur numrin më tüë madh të të vdekurve në Evropë në raport me popullatën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











