Lajme
Evropa regjistron mbi tre milionë raste me COVID-19
Mbi tre milionë raste me koronavirus janë regjistruar zyrtarisht në Evropë, gjysma e të cilave në Rusi, në Britaninë e Madhe, në Spanjë dhe në Itali, sipas të dhënave zyrtare.
Evropa regjistroi sot në mëngjes 3,002,861 raste për një total botëror prej 15,237,784 infektimesh. Kontinenti mbetet më i prekuri në botë për nga numri i të vdekurve, 206,633 të vdekur nga COVID-19 nga 626,994 të vdekur të regjistruar në gjithë botë, përcjell albinfo.ch.
Rusia kryeson listën me 795,038 raste dhe 12,892 të vdekur.
Britania e Madhe me 296,377 raste dhe 45,501 të vdekur.
Spanja me 267,551 raste dhe 28,426 të vdekur.
Italia me 245,032 raste dhe 35,082 të vdekur.
Ky numër rastesh të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve, pasi shumë vende nuk disponojnë burime të mjaftueshme për të ndërmarrë fushata të gjera depistimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih Akademikja shqiptare nis angazhimin me dy grupe studentësh në fushën e programimit në një nga universitetet... -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











