Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 15 milionë të prekur nga COVID-19 në gjithë botën
Në gjithë botën ka shkuar në mbi 15 milionë (15,123,688) numri i të prekurve me COVID-19, e në më shumë se 620 mijë i atyre që kanë ndërruar jetë duke humbur betejën me sëmundjen. Shtetet e Bashkuara, Brazili e India janë në treshen e parë në botë si vendet me shifrat më të larta të rasteve të konfirmuara.
Sa u përket viktimave, krahas Amerikës e Brazilit është shteti i dytë më i prekur në botë nga COVID-19, e treta është Britania e Madhe, që ka numrin më të madh të atyre që kanë humbur jetën në Europë nga koronavirusi.
Numri total i viktimave arriti në 81 mijë e 597 dhe ai i rasteve të konfirmuara në 2,166,532.
Francë: Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend është rritur me 584 në 24 orët e fundit, duke arritur në 208 mijë 912.
Mbretëria e Bashkuar ka 5422 të vdekur dhe 295,817 të infektuar nga koronavirusi i ri deri më tani.
Italia bëri me dije se 15 persona vdiqën gjatë ditës së fundit për shkak të llojit të ri të koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 35 mijë 73. Në këtë shtet, ku numri i rasteve aktive ra në 12 mijë e 284, ditën e kaluar u regjistruan 129 raste të reja. Kurse në Spanjë, COVID-19 shkaktoi 2 viktima dhe 529 të infektuar në 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus arriti në 28 mijë e 424 ai i rasteve të konfirmuara në 266 mijë 194. Qeveria autonome e Katalonjës, e cila jep shifra të ndryshme nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, raportoi diagnostikimin e 590 rasteve të reja gjatë ditës së fundit në rajon.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












