Koronavirusi: çast pas çasti
Trumpi u rikthehet konferencave për koronavirusin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar se SHBA-ja është duke përjetuar një “hov të madh” të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në mbi 3.8 milionë, ndërsa i viktimave në gati 141,000.
Trumpi ka bërë me dije se do t’i rikthejë konferencat e përditshme për media të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë “për t’i dhënë informacione publikut”, nisur nga dita e martë.
Ai po ashtu duket se ndryshoi qëndrimin ndaj bartjes së maskës, të cilën ka refuzuar ta miratojë si masë. Meqenëse nuk ka ende trajtim efektiv të koronavirusit, maskat shihen si një nga opsionet e pakta në dispozicion, që ndihmojnë në luftimin e përhapjes së virusit.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














