Lajme
Raporti javor në Maqedoninë e Veriut tregon për rritje të vdekjeve nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Instituti për Shëndet Publik sot e ka publikuar raportin javor për periudhën 13 deri 19 korrik 2020.
Të dhënat e këtij raporti tregon ulje të numrit të rasteve të reja dhe personave të shëruar, ndërsa rritje të rasteve të vdekjeve.
Në periudhën e cekur janë bërë gjithsej 8161 testime (1834 më pak se në periudhën 6 – 12 korrik) dhe janë regjistruar 1038 raste pozitive, që është për 35 më pak se java paraprake, përcjell albinfo.ch.
Të sëmurë të rinj janë regjistruar në 26 qytete, ndërsa përqindja më e madhe është në Shkup (39.9%) dhe në Shtip (14.4%). Në 17 qytete numri i rasteve të reja ka qenë nën 20.
Në këtë periudhë, vërehet një ndryshim në strukturën e moshës së të infektuarve rishtas në krahasim me javët e mëparshme, ku përqindje më e lartë e të infektuarve është paraqitur më e lartë janë personat midis 40-49 vjeç (21.1%), pastaj personave mbi 60 vjeç (20.6%), një numër më i madh i të infektuarve është regjistruar tek personat midis moshës 30-39 – (20.4%) dhe te personat e moshës 50-59 vjeç – (19,7%).
Numri më i ulët i të infektuar është tek fëmijët të moshës 0-9 vjet – (2.2%), dhe 10-19 vjet – (3.5%).
Prej rasteve që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 88 persona ose 9.5% e personave të rinj të infektuar, që paraqet ulje prej 2% në lidhje me javën paraprake.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














