Lajme
Kosovë: Rreth 500 profesionistë shëndetësorë preken nga COVID-19
Koronavirusi në Kosovë ka prekur në masë të madhe edhe stafin shëndetësor.
Aktualisht rreth 500 profesionist shëndetësor janë infektuar me këtë virus, ku 120 prej të cilëve janë mjekë.
Kjo ka nxitur diskutime në publik se nëse numri i të infektuarve vazhdon me ketë trend, nuk dihet nëse do të kemi mjekë e infermierë për t`u dalë në ndihmë të gjithë pacientëve të prekur nga COVID-19.
Ndonëse çdo ditë është sfidë për ta, e secilën orë e kalojnë duke u kujdesur për pacientët e prekur me Covid – 19, heronjtë e ditëve të sotme, mantelbardhët, edhe vetë po përballen direkt me virusin vrastar.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Kallxo.com Blerim Delija, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), i cili vlerëson se nëse shtimi i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të shtohet, sistemi shëndetësor kosovar mund të kolapsojë, përcjell albinfo.ch.
“Numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar me Covid-19 deri më tash ka arritur në 480-500. Vlerësoj se çrregullimet e mëdha nga numri i madh i pacienteve me Covid-19 mund të sjellin në kolaps sistemin shëndetësor për shkak të resurseve humane”, ka thënë Delija.
Ndonëse në Kosovë, sipas Deliut, mungonë stafi mjekësor i kualifikuar që mund t’i trajtojë pacientët e prekur me Covid–19, problem edhe më i madh, sipas tij, paraqet fakti se ky numër po shkon duke u ngushtuar.
Kjo pasi që vetëm në javën e kaluar janë infektuar me koronavirus 14 mjekë.
“Në krejt Kosovën numri i infektologëve, pulmologëve dhe i anesteziologëve është shumë i vogël, kur kihet parasysh se vetëm javën e kaluar kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 14 mjekë dhe teknikë të Klinikës së Anesteziologjisë. Ky është problem shumë i madh”, ka thënë tutje Delija.
Duke bërë thirrje për respektim të masave, mes tjerash Delija ka thënë se klinikat po përballen edhe me mungesa të aparateve të ventilimit, e që aktualisht, sipas tij, klinikat në shfrytëzim i kanë vetëm 120 aparate të tilla.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














