Lajme
Publikohen receta për trajtimin e COVID-19 në Kosovë, reagon Ministria e Shëndetësisë
Gjatë ditës së diel, në rrjetet sociale në Kosovë janë shpërndarë “receta” të ndryshme lidhur me trajtimin mjekësor në shtëpi kundër COVID-19
Prandaj, lidhur me këtë, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e publikimeve, ku po prezantohen “receta” të ndryshme për trajtimin e personave me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
“Duke qenë që ‘recetat’ e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me COVID-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësorë dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në reagimin e MSH-së, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, në botë nuk është zbuluar ende një vaksinë kundër koronavirusit të ri, ndonëse përpjekje për një gjë të tillë po bëjnë shumë shtete dhe kompani në mbarë botën.
Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit, 5,735, janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 135 pacientë kanë vdekur dhe 2,968 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












