Shqipëria
Vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk do t`u hiqen masat kufizuese nga BE-ja
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se asnjërit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk do t`i hiqen masat kufizuese për udhëtime joesenciale nga Shtetet e Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
Por, gjithashtu kanë bërë të ditur se lista rishikohet çdo dy javë dhe mund të përditësohet.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Këshilli Evropian ka publikuar listën e përditësuar me vendet e treta për të cilat BE-ja do të heqë masat kufizuese për udhëtimet joesenciale.
Theksojmë se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, nuk janë pjesë e grupit të shteteve për të cilat do të hiqen masat kufizuese për udhëtimet joesenciale në BE.
Kriteret për të përcaktuar vendet e treta, për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.
Vendimi bazuar në rishikimin e Rekomandimit të Këshillit të datës 30 qershor parashikon gjithashtu rastet kur personat nga vendet treta, për të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e përkohshme kufizuese, mund të udhëtojnë në vendet e BE-së si më poshtë:
1. Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre
2. Shtetas të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë në BE dhe anëtarët e tyre të familjes.
3. Udhëtarët me një funksion thelbësor, siç renditen në rekomandimin e datës 30 qershor.
Lista e vendeve të treta duhet të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe mund të përditësohet më tej nga Këshilli, sipas rastit, pas konsultimeve të ngushta me Komisionin dhe agjencitë dhe shërbimet përkatëse të BE-së pas një vlerësimi të përgjithshëm bazuar në kriteret e mësipërme.
E-Diaspora
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













