Lajme
282 mjekë zviceranë janë infektuar me koronavirus
Përqindja e të testuarve pozitivisht ishte 2.3 për qind më e lartë se ajo e popullatës së përgjithshme
Mungesa e mjeteve mbrojtëse në kohën e fillimit të pandemisë, ka bërë që përqindja e personave me test pozitiv për koronavirusin të ishte më e lartë në mesin e mjekëve se sa në popullatë.
Maskat mbrojtëse kanë munguar gjatë marsit dhe prillit ndërsa situata qe lehtësuar në maj. Në anketën e publikuar në “Schweizerische Ärztezeitung”, 57 për qind e mjekëve pjesëmarrës janë shprehur se ka pasur furnizim të dobët me maska. Në muajin prill, 40 për qind ndanin sërish këtë mendim, ndërsa në maj shkalla e tyre ishte nën 10 për qind.
Mungesa e dezinfektuesve ishte më pak e theksuar se ajo e maskave, transmeto albinfo.ch. Në mars, dezinfektuesit ishin në dispozicion “pak a shumë”, sipas 50 për qind të të anketuarve, në prill kishte më pak të tillë që ankoheshin për mungesë, gjegjësisht ishin 35 për qind ndërsa në maj, 10 për qind të tyre.
282 mjekë ose 2.3 për qind e totalit të rreth 12.100 mjekëve të anketuar janë testuar pozitivisht. 15 prej tyre nuk kishin simptoma, 26 vetave u është dashur të shkonin në spital, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq 719 prej tyre kanë thënë se kanë pasur simptoma, por nuk kanë bërë testimin.
Pothuajse 8.800 të anketuar nuk kanë pasur fare simptoma dhe kështu, nuk janë testuar. Rreth 2.300 të testuar kanë marrë rezultat negativ të testit. Përqindja e të testuarve pozitivisht ishte 2.3 për qind më e lartë se ajo e popullatës së përgjithshme, transmeton albinfo.ch. FMH supozon se norma ishte 0.36 për qind në 1 qershor.
Në kulmin e valës së koronavirusit, siç dihet, nuk lejoheshin të kryheshin trajtimet mjekësore që nuk konsideroheshin urgjente. Prandaj, mbi 42 për qind e pjesëmarrësve të anketës presin humbje të konsiderueshme të të ardhurave nga ajo periudhë.
Shoqata mjekësore e FMH u ka shkruar 33.269 mjekëve për të marrë pjesë në anketim. Rreth 37 për qind i janë përgjigjur sondazhit në internet të filluar më 20 maj, transmeton albinfo.ch. 95 për qind e mjekëve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me pacientë gjatë punës në punë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











