Koronavirusi: çast pas çasti
Rriten fluturimet në Evropë
Pas bllokimit për shkak të pandemisë kanë filluar të shtohen fluturimet në Evropë
Gjithnjë e më shumë aeroplanë po fluturojnë në qiejt e Evropës, ndërsa industria e udhëtimit ajror po rimëkëmbet nga bllokimi nga koronavirusi i ri, që gati e mbylli atë në fillim të vitit.
Gjatë javës që kaloi, kompania “Eurocontrol”, që monitoron aviacionin evropian, numëroi 90 549 fluturime, thënë ndryshe 36,6% të nivelit të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori i përgjithshëm i “Eurocontrol”-it, Eamonn Brennan foli të hënën për “rritjen e qëndrueshme të trafikut”, transmeton ATSH.
“Ka gati 13 000 fluturime në ditë”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
Linja ajrore irlandeze “Ryanair” ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e trafikut duke ofruar një mesatare prej 1 045 fluturimesh në ditë gjatë javës së kaluar.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












