Lajme
Njihuni me 12 shtetet që nuk janë prekur fare me koronavirus
12 vende, të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus
Sipas informacioneve, ka disa shtete, në të cilat koronavirusi nuk ka arritur të depërtojë ende që prej fillimit të pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave, thuhet se rreth 188 shtete kanë raportuar që kanë raste me CoViD-19 dhe shumica prej tyre tashmë kanë ndërmarrë masa strikte dhe agresive për të luftuar pandeminë që ka kapluar botën.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 12.5 milionë njerëz janë infektuar në botë nga ky virus dhe numri i fataliteteve nga COViD-19 ka kaluar shifrën 560 mijë.
Por, duhet theksuar se ekzistojnë 12 vende, të cilat deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus, transmeton tutje albinfo.ch.
Ato janë, Kiribati, Koreja e Veriut, Turkmenistani, Ishujt Solomon, Vanuatu, Samoa, Tonga, Palau, Ishujt Marshall, Nauru, Tuvalu, dhe Shtetet e Mikronesias. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













