Shqipëria
Gjermania dhuron pajisje mjekësore për spitalet shqiptare
Gjermania është një nga shtetet, e cila gjatë gjithë pandemisë ka ndihmuar shtetet në nevojë. Ditë më parë shteti gjerman i dhuroi Kosovës si ndihmë rreth 6 mijë teste për Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Fokusin kryesor të ndihmave e ka pasur në shtetet ballkanike, veçmas në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Pak ditë më parë, disa spitale të Shqipërisë morën veshje mbrojtëse shumë të nevojshme për personelin mjekësor, oksimeter, maska FFP-2, doreza dhe dezinfektues, shkruan albinfo.ch.
Donacioni i financuar nga Qeveria Federale Gjermane u arrit përmes OJQ-së gjermane HELP.
Drejtori i HELP për Shqipërinë, Ilir Lico, bëri dorëzimin e materialeve pranë spitaleve. Ndihma të tjera me materiale të financuara nga Gjermania për Shqipërinë do të dorëzohen brenda ditëve të ardhshme.
Nga ana tjetër, ambasadori Peter Zingraf dhurojë ndihma edhe në burgun e të miturve. Ai dorëzoi atje si pjesë e ndihmës ndaj Corona-Virus pajisje kompjuterike të financuara nga Qeveria Federale për mësimin online për aktualisht 37 të burgosur, si dhe maska, doreza dhe dezinfektues. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ishte gjithashtu e pranishme. Së bashku ata i dorëzuan gjithashtu diplomat 8 maturantëve, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, ambasadori Peter Zingraf vizitoi së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, kopshtin e fëmijëve “Tre dëshmorët”, i cili u rindërtua me mbështetjen financiare të landit të Nordrhein-Westfalen. Rezultati është mbresëlënës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













