Të tjera
Klubi gjerman premton të shpenzojë një milion euro për të testuar të gjithë tifozët
Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVID-19 të të gjithë 22 mijë tifozëve për edicionin e ardhshëm.
Edicioni në Bundesligën gjermane është kompletuar kurse Bayerni e ka fituar titullin. Ndeshjet pas rifillimit të edicionit janë luajtur pa shikues në stadiume. Drejtuesit e futbollit gjerman po shikojnë për mundësitë për të kthyer tifozët në stadiume.
Union Berlini ndeshjen e parë në edicionin 2020/2021 e luan më 18 shtator. Klubi është i gatshëm të ndajë rreth një milionë euro për të paguar testimin e shikuesve dhe të kthej pak normalitet në ndeshje.
“Zbatimi i një koncepti të tillë është sfidë e madhe organizative dhe ekonomike. Ne jemi të lumtur të marrim përsipër atë, me të gjitha forcat”, ka thënë presidenti Dirk Zingler, përcjellë albinfo.ch
“Përvoja jonë në stadium nuk funksionon në distancë. Nëse nuk na lejohet të këndojmë dhe të brohorasim, atëherë nuk është Unioni”, ka shtuar ai.
Plani i Unionit duhet ende të aprovohet. Në kryeqendrën e Gjermanisë nuk lejohen ngjarjet me më shumë se 5000 persona deri më 24 tetor. Kështu Unioni duhet të luaj tjera ndeshje pa shikues apo me numër të limituar të tyre, nëse mbetet në fuqi kjo masë.
Union Berlini ka përfunduar në vend të 11-të në edicionin debutues në Bundesligë
E-Diaspora
-
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe “Gjeniu shqiptar i matematikës”, Rei Dunja diplomon me rezultate maksimale në Edinburgh dhe rikthehet për të... -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026 -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













