Kosova
Kosovë: Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ka një porosi për diasporën
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka shprehur shqetësimin e tij me pakujdesinë e njerëzve ndaj situatës së koronavirusit në vend. Dreshaj ka treguar edhe përvojën e tij në Gjermani për të dhënë këshilla të qarta në luftën ndaj pandemisë, përcjellë albinfo.ch.
Ky është njoftimi i tij:
“Qytetarë të dashur të Kosovës
Ka më shumë se një muaj që po qëndroj në Kosovë, pasi kisha kaluar disa muaj të pandemisë në Gjermani.
Jam thellë i shqetësuar jo me situatën në vend, por me pakujdesinë e shumë qytetarëve që kam parë gjatë kësaj kohe, kudo në Kosovë.
Koronavirusi do ndërgjegje që ta sfidojmë. A ka gjë më të lehtë për secilin prej nesh se sa të mbajmë distancën, ngase biseda e njëjtë zhvillohet si në afërsi 50 centimetra, si në 1 metër, e njëjtë edhe në 2 metra.
Andaj ju lutem, ju lutem dhe ju lutem, MBAJENI DISTANCËN sepse ruani shëndetin tuaj, i ruani prindërit e juaj, kujdeseni për secilin familjar të juajin dhe për këdo tjetër.
Dashnia e respekti për këdo është e njëjtë si ta përshëndesni nga distanca, si të i jipni dorën, andaj zgjidhni opsionin e parë sepse kështu siguroni veten dhe të tjerët.
Dëgjova me vëmendje sot konferencën e Qeverisë së Kosovës.
Mendoj se asnjë opsion drastik nuk i duhet shtetit të Kosovës sepse rrezikojmë seriozisht shkatërrimin e ekonomisë, e cila edhe ashtu nuk është stabile.
Jam i bindur që virusi ekonomik është më i dëmshëm se sa koronavirusi sepse ekonomia e dobët prek secilën shtresë të shoqërisë, dhe indirekt secilin prej nesh.
Poashtu, përderisa shteti apelon dhe e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës, duhet që të përkujdeset që të sigurojë maska për të gjithë qytetarët.
Kam patur fatin të jem në Gjermani kur janë marrë disa nga vendimet në gastronomi. Kryefjala e secilit vendim ka qenë vetëm mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, pra dezinfektimi dhe mjetet dezinfektuese.
Apeloj tek të gjithë diaspora shqiptare që gjatë ardhjes në Kosovë të kenë maska me vete, që gjatë qëndrimit në pushime të tregojnë poashtu kulturë të lartë dhe vetëdije ngase vetëm kështu do kenë një pushim te denjë dhe të sigurt.
Pra, gjithçka është në duart dhe ndërgjegjen tonë. Virusi ekziston, ashtu siç duhet të ekzistojë ndërgjegjja jonë e madhe ndaj kësaj situate. Nuk dua ta shoh vendim tim të mbyllur, por të gjallë e aktiv.
Andaj, JU LUTEM, MBANI MASKA, MBANI DISTANCËN” shkruan Dreshaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














