Koronavirusi: çast pas çasti
Mirlind Kryeziu i FC Zürich rezulton pozitiv
"Që nga shfaqja e simptomave të para të buta, ai nuk ka marrë pjesë në trajnime dhe aktualisht është në izolim shtëpiak me simptoma të lehta"
Qendërmbrojtësi i FCZ, Mirlind Kryeziu ka rezultuar pozitiv sot në testin për virusin korona. Kështu njofton faqja informative për futbollin në internet, fussballinfos.ch.
Kryeziu është po kështu pjesë e përfaqësueses kosovare të futbollit.
Që nga shfaqja e simptomave të para të buta, ai nuk ka marrë pjesë në trajnime dhe aktualisht është në izolim shtëpiak me simptoma të lehta, transmeton albinfo.ch. Deri në ndonjë vendim tjetër, ai nuk merr më pjesë në trajnime dhe operacione të lojërave.
FC Cyrih në këtë kontekst ndjek udhëzimet e BAG dhe tani po merr hapat e nevojshëm. Të gjithë lojtarët e gatshëm për ndeshjen e nesërme dhe anëtarët e stafit do të testohen, në kuadër të masave paraprake, transmeton albinfo.ch. Rezultatet janë ende në pritje.
Që nga rifillimi i stërvitjeve, të gjithë personat që merren në konisideratë për lojëra dhe trainim u janë nënshtruar kontrolleve të hollësishme klinike të përditshme, në përputhje me konceptin e mbrojtjes të ligës ku bën pjesë FC Cyrih, përcjell albinfo.ch.
Këto kontrolle përfshijnë testimin e gjendjes shëndetësore dhe të simptomave të sëmundjes, si dhe matjen e temperaturës dhe të gjitha duhet të jenë të dokumentuara, thuhet në faqen fussballinfos.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










