Lajme
Kroacia mban zgjedhje të parakohshme në kohë pandemie
Kroacia po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, që priten të varen shumë nga ndikimi i pandemisë.
Sondazhet tregojnë për një garë të fortë mes dy partive kryesore, Unionit Demokratik Kroat dhe Partisë Social Demokratike, por është e paqartë se cila prej tyre do të jetë në gjendje të formojë koalicion me shumicën e Parlamentit me 151 vende, raporton Euronews, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët thonë se zgjedhjet u afruan pasi partia në pushtet mendon se mund të përfitojë nga mbajtja nën kontroll e pandemisë. Kroacia ka pasur më pak se 3 mijë raste dhe 110 të vdekur.
Por, ditët e fundit rastet janë në rritje, ndërsa ekonomia ka shënuar një rënie të shpejtë, gjë e cila mund të ndikojë në rezultatin e mazhorancës aktuale.
Unioni Demokratik Kroat drejton qeverinë, ndërsa Partisë Social Demokratike fitoi zgjedhjet presidenciale në janar, duke krijuar njëlloj balance mes dy partive.
Vendi ka një sistem partish me dy garues, që është prezent që prej zgjedhjeve të vitit 1990, por partitë e reja nga ekstremi i majtë dhe i djathtë po fitojnë terren.
Një parti e re e ekstremit të djathtë, e themeluar nga këngëtari Miroslav Skoro, mund të dalë si e treta.
Në garë për mandat të tretë si deputete në këtë vend është edhe një shqiptare nga Unioni I Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














