Lajme
10 ditë vetizolim pas rikthimit nga 29 vende
Vendimi i Qeverisë zvicerane fillon të zbatohet nga 6 korriku dhe do të zgjasë deri më 20 korrik, në një vendim të ri
Për të shmangur një valë të dytë, Zvicra ka bërë një listë me 29 vende, duke i futur si “vende të rrezikshme”, ku shifrat e koronavirusit janë në rritje.
Të gjithë që shkojnë në këto vende, pas kthimit duhet të vetizolohen, përcjell albinfo.ch.
Vendimi do të fillojë të zbatohet nga 6 korriku, derisa do të zgjatë deri më 20 korrik, kur do të përpilohet lista e re, që mund të ketë ndryshime, varërisht prej situatës.
Karantinimi në këtë rast nënkupton qëndrimin mbyllur në shtëpi ose banesë dhe jo në ndonjë lokal të karantinës në kuptimin klasik.
Lista e plotë është: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Cabo Verde, Kili, Republika Dominikane, Hondurasi, Iraku, Izraeli, Katari, Kolumbia, Kosova, Kuvajti, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Peruja, Rusia, Arabia Saudite, Suedia, Serbia, Afrika e Jugut, ishujt e Turqve dhe Kaikos dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave zvicerane, kush nuk i respekton rregullat do të gjobitet me 10 mijë franga, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarët janë të prekur nga ky vendim, pasi për ti kaluar pushimet në vendlindje, duhet të llogaritin edhe dhjetë ditë shtesë në vetizolim pas rikthimit nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.
Deputeti shqiptar në Zurich, Përparim Avdili, ka folur për masat që ka marrë Qeveria e Zvicrës, e që prekin edhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.
Ai për albinfo.ch ka thënë se Zvicra do të kërkojë karantinim 10-ditor për qytetarët që vizitojnë Kosovën, Maqedoninë apo Luginën e Preshevës, e kjo nuk është pritur mirë nga shqiptarët e atjeshëm.
“Shumë shqiptarë kam përshtypjen se nuk do t’i bëjnë pushimet në Kosovë, pasi kur ata të ktheheshin, do të duhej të qëndronin 10 ditë në shtëpitë e tyre duke rrezikuar vendin e punës, pasi shumica e punëve nuk mund të bëhen nga shtëpia”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












