Lajme
Kosnett: Populli i SHBA-së dhe i Kosovës ndajnë vlera të përbashkëta
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka uruar 244-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi.
Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova ndajnë vlera dhe atribute, duke shtuar se SHBA-ja ka qëndruar pranë Kosovën për ta bërë të pavarur dhe sot vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe pandemisë së koronavirusit.
“Populli i SHBA-së dhe i Kosovës ndajnë shumë vlera dhe atribute. Populli ynë është i fortë dhe i mençur, kreativ, i dhembshur dhe i shkathët. Si miq, partnerë, ne i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur, qëndruam së bashku pas sulmeve të 11 shtatorit dhe në luftën kundër terrorizmit global. Ne qëndrojmë së bashku edhe në përballjen me pandeminë globale”, tha Kosnett.
Po ashtu, mbasadori Kosnett tha se duhet angazhim qytetar që një shtet të ketë demokraci. Ai tha se në kohën kur SHBA-ja po përballet me trazira, ku protestuesit po kundërshtojnë racizmin dhe pabarazinë, ka shpresë se do të ndodhin ndryshime pozitive.
“Në Amerikë, si në çdo vend, demokracia nuk është sport spektatorësh. Demokracia kërkon angazhim dhe këmbëngulje aktive të qytetarëve. Po ashtu kërkon ndershmëri dhe përulësi për të adresuar dobësitë tona dhe për të mësuar nga dështimet tona. Kjo është kohë e trazirave dhe ankthit në Amerikë – por gjithashtu e shpresës. Ka shpresë se ndryshimet pozitive mund të vijnë vetëm përmes angazhimit qytetar. Dhe e njëjta mund të thuhet edhe për Kosovën”, tha ambasadori Kosnett.
Ambasadori amerikan në Prishtinë në adresimin e tij për Ditën e Pavarësisë, theksoi përkushtimin e SHBA-së për të ndërtuar një shoqëri dhe një të ardhme për brezat që do të vijnë.
“Në këtë Ditë të Pavarësisë së SHBA-së, le të zotohemi se do të bëjmë përpjekje për të ndërtuar shoqëri –për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët – duke reflektuar mbi ëndërrat e themeluesve të shtetit amerikan dhe për të përmbushur detyrimet tona, për brezat që do të vijnë”, tha Kosnett.
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë uruar SHBA-në për Ditën e Pavarësisë, duke e falënderuar këtë shtet për përkrahjen e dhënë për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












